Familja Jashari nuk e pret Presidenten dhe qeveritarët
Krerët e Qeverisë së Kosovës, kryeministrin Isa Mustafa dhe zëvendësi i tij Hashim Thaçi nuk janë pritur nga Familja Jashari kur kanë vizituar kompleksin memorial në Prekaz.

Por, nga familja e komandantit legjendar Adem Jashari, jo si zakonisht, nuk është pritur as Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, njofton Klan Kosova.

Jahjaga që ka vizituar Prekazin nuk ka dhënë asnjë prononcim për media derisa po qëndronte tek memoriali i dëshmorëve të kombit. /albeu.com/
Shtuar më 17/02/2016, ora 14:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori