Familja e viktimës së autobusit fal gjakun
Pëlqej
Familja e viktimës së aksidentit të ndodhur të martën (05.08.2014) në Milloshevë të Obiliqit, ku autobusi shtypi udhëtarin e vet, ia ka falur gjakun familjes Ramadani, që është familja e shoferit.

Kjo falje e gjakut është bërë me iniciativën e Mulla Asllanit dhe imamit Fatmir Latifi.

Ceremonia e faljes është organizuar gjatë varrimit të të ndjerit, në varrezat e qytetit në Shipol të Mitrovicës, transmeton Mesazhi.

Mësohet se aksidenti që i mori jetën djalit, ka ndodhur pa dashjen e autorit, i cili ka vazhduar të ecë, pasi nuk e ka parë udhëtarin teksa ka zbritur./albeu.com/

Shtuar më 08/08/2014, ora 12:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori