Familja e ushtarakes së vrarë kërkon drejtesi
Pëlqej
Familja e ushtarakes amerikane të vrarë në Kosovë, Heidi Ruh kërkon përgjigje nga institucionet e Prishtinës për mënyrën se si u vra ajo dhe të gjenden fajtorët e të dënohen.

Në vendlindjen e RuH në Kiel është mbajtur nje pedalim me motoçikleta në shenjë të kujtimit të jetës së saj, raporton KTV.

Një zëdhënës i Ushtrisë Amerikane ka thënë se hetimet po vazhdojnë dhe se ushtria do t’i japë përgjigje familjes për rrethanat e vdekjes së ushtares, që punonte në sektorin e mjekësisë në Bondsteel.

Heidi Ruh u vra me armë zjarri brenda kampit të saj ushtarak në rrethana që ende nuk dihen. /albeu.com/
Shtuar më 24/08/2014, ora 16:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori