Familja e Elvis Pistës i shkruan Hashim Thaçit
Pëlqej
Familja e Elvis Pistës, e indinjuar thellë me faktin se nuk është gjendur akoma autori i krimit për vrasjen e familjarit të tyre, i kanë derjtuar një letër kryeministrit Hashim Thaçi.

Në letër, i kërkohet Thaçit që të ushtrojë ndikimin e tij "politik dhe institucional" tek organet e prokurorisë dhe hetuesisë për rastin, meson Koha.net.

Mësohet se familja Pista i shkruan Thaçit me mirëbesim se do të mund të zbardhet vrasja e familjarit të tyre, duke thënë se në rast të kundërt do të ketë indinjim të te gjithë qytetareve te Rahovecit dhe të të gjithë qytetarëve të Kosovës./albeu.com/
Shtuar më 14/08/2014, ora 10:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori