Famija merr trupin e Arian Dacit
Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu ka konfirmuar se para një ore i është kryer autopsia trupit të zv/ministrit Arian Daci i cili dje tragjikisht humbi jetën teksa po skijonte në Brezovicë.

"Trupi ka mbërri tek familja. Ka një orë që është kryer obduksioni", ka thënë Gërxhaliu

Arian Daci, djali i ndjerë i akademikut Nexhat Dacit vdiq dje nga një ortek në Brezovicë, i cili e zuri rreth 4 apo 5 metra nën borë.

Qendra e Skijimit në Brezovicë do të mbyllet për dy ditë për shkak të rrezikut nga orteqet, ka paralajmëruar Ilir Morina, Kryeshef i Agjencisë së Mbrotjes së Mjedisit.

Për të nderuar zv/ministrin Daci, sot në hollin e Kuvendit të Kosovës do të bëhen homazhe, ndërsa në ora 12:00 në Teatrin Kombëtar do të mbahet mbledhje komemorative. Përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet në ora 13:00 në varrezat e qytetit të Prishtinës.


Shtuar më 27/01/2019, ora 10:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori