Falja e Bajramit për herë të parë në sheshin “Adem Jashari”
Pëlqej
Për herë të parë në Komunën e Skenderajt është organizuar falja e namazit të Kurban Bajramit në qiellin e hapur.

Ky ritual do të kryhet në sheshin qendror “Adem Jashari” në këtë qytet, njofton Klan Kosova.

Pas faljes së namazit të sabahut, besimtarët në numër të madh nga xhamitë kanë marrë rrugë drejt këtij sheshi.

Në mesin e besimtarëve janë edhe Rifat Jashari, kryetari i komunës, Sami Lushatku dhe djali i tij Mërgim Lushatku, tash deputet në Kuvendin e Kosovës
Shtuar më 01/09/2017, ora 07:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori