Falet pas 18 vitesh namazi i Bajramit te Xhamia e Ibrit
Falja e namazit të Bajramit do të realizohet për herë të parë, pas 18 vitesh, tek vendi ku ka qenë Xhamia e Ibrit në veri të Mitrovicës.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Bashkësisë Islame në Mitrovicë, Burim Veliu.

Sipas tij, pas shumë bisedimeve me organet gjegjëse, para pak çastesh është arritur një marrëveshje e tillë.

“Komuna e Mitrovicës Veriore, si dhe Policia, kanë garantuar siguri për një gjë të tillë”, ka thënë Veliu. /albeu.com/

Shtuar më 24/06/2017, ora 23:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori