E FUNDIT/ Sherr mes uniformave blu, shkarkohen 2 shefa të policisë rrugore
Falet Namazi në Prishtinë, bëhet thirrje për mirësi
Qinda qytetarë të besimit myslimanë kanë marrë pjesë në ceremoninë e faljes së namazit të Fitër Bajramit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Namazi i Fitër Bajramit është falur në ora 05:34 minuta të cilit i ka prirë Resul ef. Rexhepi sekretar i përgjithshëm i BIK-ut.

Hytben e FitërBajramit e ka mbajtur Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili ka dhënë mesazh për këtë festë.

“Ne falemi jo nga pamundësia por nga kultura e Ramazanit, ne i mbajmë lidhjet me të tjerët jo për ndonjë interes material por për nga kultura e Ramazanit“, tha Tërnava.

Ai i bëri thirrje qytetarëve dhe përfaqësuesve të institucioneve që të marrin shkas festat tona fetare dhe kombëtare për t’u angazhuar për interesin shoqëror të vendit.


Në këtë manifestim u dha mesazhi që të gjithë besimtarët të jenë të mirë e të mëshirshëm edhe në muajt tjerë siç ishin në muajin e ramazanit, duke u distancuar nga rrugët e liga.


Shtuar më 15/06/2018, ora 07:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori