Dy gola ndaj Levante, Fati hyn në historinë e La Liga-s

Dy golat e Fati në ndeshjen ndaj Levantes i dhanë fitoren Barcelonës, por talenti me dopietën ka hyrë në historinë e La Ligas.

Adoleshenti Fati është bërë lojtari më i ri që i shënon dy gola në një ndeshje të La Ligës.

Fati i realizoi dy golat falë dy shërbimeve fantastike nga kapiteni i tij, Lionel Messi.

Si 17 vjeç e 94 ditë, Fati është lojtari më i ri që shënon dygolësh në histori të La Ligës, duke e kaluar Juanmin, i cili e kishte bërë të njëjtën për Malagan si 17 vjeçar e 115 ditë më 2010.

Këto ishin golat e parë të Fatit në ligë që prej 14 shtatorit, kur kishte shënuar ndaj Valencias. Ai ka shënuar edhe në Ligën e Kampionëve në një ndeshje të fazës grupore kundër Interit në fundvit.


Shtuar 3.02.2020 08:20