FAK-u duhet të ketë edhe mekanizmin e inteligjencës
Komisionin Parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare të Intelegjencës, vlerëson Forcat e Armatosura të Kosovës duhet të kenë mekanizmat e vet të intelegjencës, ashtu siç i ka çdo ushtri tjetër në botë.

Kryetari i Komisionit, Florin Krasniqi u shpreh se çdo organ i sigurisë duhet të ketë intelegjencën e vet. Të njëjtin mendim kanë edhe deputetet Fadil Demaku dhe Burim Ramadani. Të cilët gjithashtu u shprehën se me krijimin e plotë të mekanizmave të forcave të armatosura duhet të ketë edhe intelegjencë të mbrojtjes.

Komisioni për Mbikqyrjen e AKI-së sot diskutoi mbi ankesat të cilat kanë ardhur në emër të Komisionit për verifikimin e zyrtarëve të lartë në Policinë e Kosovës dhe shërbimit korrektues të Kosovës.

Gjatë takimit u tha se zyrtarët e lartë policorë të cilët ende nuk kanë kaluar në këtë verifikim mbajnë pozita dhe kanë qasje në dokumente konfidenciale. Sipas tyre Policia e Kosovës në këtë rast po shkel ligjin. /albeu.com/
Shtuar më 12/03/2014, ora 14:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori