Fajon viziton sot Kosovën
Tanja Fajon 1
Përfaqësuesja e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon e cila është e angazhuar rreth procesit të udhërrëfyesit të vizave pritet të vizitojë ditën e sotme Kosovën.

Fajon do të takohet me ushtruesin e detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi dhe zyrtarë të tjerë në Kosovë. Temë e bisedimeve pritet të jetë procesi i liberalizimit të vizave edhe me Kosovën.

Kosova është shteti i vetëm që nuk është i përfshirë në këtë proces, pasi institucionet e Kosovës ende nuk e kanë marrë Strategjinë për liberalizimin e vizave nga strukturat e BE-së. (albeu.com)
Shtuar më 20/10/2010, ora 12:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori