Fajon: Pa ratifikimin e Demarkacionit nuk ka viza
Kuvendi i Kosovës do të hedhë sot në votim ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.

Bashkimi Evropian nuk do të marrë në konsideratë liberalizimin me Kosovën nëse kjo marrëveshje nuk kalon, e prashtruar edhe në draft-raportin e fundit që raportuesja për liberalizimin e vizave në Kosovë në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, ka hartuar.

Draft-raporti, i cili përmban 11 amendamente, ka detajizuar edhe një herë kriteret e fundit që Kosova duhet të përmbushë për të fituar liberalizimin.

Amendamenti i 8-të i këtij draft-raporti decidivisht përcakton se Kosova megjithëse ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave derisa ky raport të hyjë në fuqi, duhet të ratifikojë Marrëveshjen për shënjimin e kufirit me Malin e Zi dhe të intensifikojë luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2016, ora 11:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori