Fajon nuk jep ndonjë datë për liberalizimin e vizave
Pëlqej
Raportuesja për Kosovën dhe eurodeputetja, Tanja Fajon, ka thënë se shpreson që edhe dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë edhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovëszgjidhen si çështje brenda këtij mandati të Parlamentit Evropian.

Këto deklarata Fajon i ka bërë në një seancë plenare të Parlamentit Evropian që po mbahet në Strasburg.

“Unë vërtet shpresoj se edhe dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës edhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës do të zgjidhen brenda këtij mandati të Parlamentit Evropian. E këto dy çështje në vend se të zgjidhen, janë bllokuar”, ka thënë Fajon.


Shtuar më 14/02/2019, ora 11:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori