Fajon: Liberalizimi i vizave është në duart e Kosovës
Eurodeputetja Tanja Fajon, ka thënë se liberalizimi i vizave është në duart e Kosovës, përkatësisht në duart e deputetëve të kuvendit.

Fajon i ka përsëritur këto pas një takimi me përfaqësuesit e komisionit për integrim Evropian, ku tha se "Kosova duhet ta ratifikojë marrëveshjen e demarkacionit në mënyrë që të ketë liberalizim të vizave", transmeton "Zëri".

Kryetarja e këtij komisioni, Njomza Emini, tha se angazhimi për liberalizimin e vizave për qytetarët është një ndër çështjet më të rëndësishme, si dhe lidhur me këtë, ka kërkuar përkrahjen e raportueses për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian, Fajon. /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2017, ora 14:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori