Fajon- Kosovës: Mos bëni sikur ne por bëni siç ju themi ne
Pëlqej
Kontesti kufitar i cili ka mbetur i hapur mes Sllovenisë dhe Kroacisë, e që të dyja janë pjesë e BE-së, ka shërbyer si shembull për vendet e tjera që para se të integrohen në BE, ta zgjidhin çështjen e demarkacionit, ka thënë në një intervistë përfaqësuesja e Parlamentit Europian Tanja Fajon.

Ajo ka përmendur se janë një sërë çështjesh të hapura ose të pazgjidhura ndërmjet vendeve që janë pjesë e BE-së, si shembull, Kroacisë me Bosnjën, me Slloveninë etj. Andaj Kosova para liberalizimit të vizave duhet ta kryej çështjen e demarkacionit.

“Përvoja ime është se ne nuk jemi si fqinjë të mirë siç premtojmë të jemi. Sepse, nëse shohim përvojën tonë me problemin mes Sllovenisë dhe Kroacisë, ekziston një kufi i hapur, si dhe një sërë çështjesh të tjera të hapura … Gjithnjë ndodh që disa interesa nacionaliste janë ato që janë të parat.

Dua që Kroacia të jetë, sigurisht, ajo që me përvojën e saj dhe në zgjerimin drejt BE-së do t’i japë një dorë, jo për të hapur probleme të reja, por për të bërë gjithçka të mundshme për të ndihmuar dhe jo bllokuar Bosnjën që sa më shpejt që të jetë e mundur të integrohet në BE”, ka thënë Fajon në një interviste për Anadolu Agency në gjuhën turke.
Shtuar më 18/11/2017, ora 14:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori