Fajon e dëshpëruar që BE nuk e mbajti premtimin për liberalizim
Në Parlamentin Evropian janë dhënë qëndrime të ndryshme rreth heqjes së vizave për kosovarët, ndërsa raportuesja për Kosovën në PE ka thënë se Bashkimi Evropian nuk ka mbajtur premtimin për liberalizim

Fajon ka thënë para eurodeputetëve se kosovarët janë të izoluar e kjo ka ndikuar në radikalizmin e të rinjve.

“Rritja e radikalizmit nuk ka të bëjë me kufizimin e udhëtimit sidomos për të rinjtë dhe për qëllime të vizitave. Mirëpo po, rritja e radikalizimit mund të jetë rezultat i izolimit të Kosovës dhe dëshprimit pasi BE-ja ka dështuar të realizojë premtimin e saj”, është shprehur ajo.

Tutje ajo ka thënë se nuk është mbajtur premtimi i evropianëve për liberalizim të vizave për kosovarët.

Komisionieri për Migrim, Dimtris Avramopoulos, po ashtu ka thënë se qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizimin.

“Më vjen mirë që Parlamenti Evropian e njeh rëndësinë e lëvizjes së lirë për Kosovën. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me të qenit fer dhe pranimin e përpjekjeve të tyre. Ka të bëjë edhe me stabilitetin në rajon. I gjithë rajoni duhet të ketë perspektivë evropiane”, ka thënë komisioneri.
Shtuar më 27/03/2019, ora 22:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori