Faith shtyn ligjin për RTK
Qeveria e Kosovës
Është dashur ndërhyrja e Zyrës Civile Ndërkombëtare, ICO që të jepet më shumë kohë për projektligjin për RTK-në. Në mbledhjen e sotme të kryesisë, është shqyrtuar kërkesa e ICO-së dhe e Zyrës së Komisionit Evropian, për të shtyrë leximin e dytë të projektligjeve për RTK-në dhe KPM-në.

Kryesia ka konstatuar se periudha dymujore e shqyrtimit të këtyre projektligjeve në komisionin përkatës parlamentar nuk ka përfunduar ende dhe se komisioni duhet ta vazhdojë punën e tij duke i kërkuar këtyre organizmave ndërkombëtarë dërgimin e ekspertëve të tyre që të jenë pjesë në procesin e amendamentimit të projektligjeve dhe - nëse është nevoja - edhe pjesë e një debati në të cilin do të merrnin pjesë edhe kryetari dhe Kryesia e Kuvendit.



Komisioni Evropian ka dhënë një sërë vërejtjesh për formën aktuale të projektligjit që parasheh vazhdimin e financimit të RTK-së nga shteti edhe 3 vjet, bartjen e pronësisë së RTP-së në RTK, si edhe krijimin e RTK 2 që do t’u shërbejë komuniteve, në veçanti atij serb.
Shtuar më 24/08/2011, ora 18:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori