Faith: I dobishëm vazhdimi i dialogut me Beogradin
Përfaqësuesi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Pieter Feith gjatë një takimin me gazetarë është shprehur se vazhdimi i dialogut midis Kosovës dhe Serbisë do të ishte në të mirën e Kosovës dhe paqes e stabilitetit në rajon.

Deklarata Feith i bëri në konferencën, "Ballafaqimi me të kaluarën dhe pajtimi, çfarë lloj mekanizmi për kërkimin e së vërtetës i duhet Kosovës", që po zhvillohet në Prishtinë.

"Dua të jem shumë i qartë, pjesëmarrja në dialog do ishte në të mirë të Kosovës, në të mirë të paqes dhe stabilitetit në rajon. Vazhdimi i dialogut do të ishte mirë të fillon pas formimit të qeverisë edhe në Beograd. Por çështja e personave të zhdukur mund të jetë arsyeja për të mos e vazhduar dialogun, ashtu siç e parasheh edhe rezoluta e Kuvendit të Kosovës"- tha Feith.
Shtuar më 22/05/2012, ora 15:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori