Të dhënat e fundit zyrtare: Kaq të infektuar me COVID-19 janë shënuar sot në vend

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shënuar 67 raste të reja.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 56 raste në Tiranë, 8 në Durrës, 2 në Elbasan, 1 në Sarandë.

Shifrat zyrtare janë bërë publike sot nga Ministria e Shëndetësisë, pas testimeve të bëra në personat e dyshuar për koronavirus.

6 persona në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në vendin tonë.

Nuk e kanë fituar dot betejën në spitalin COVID1 një 43 vjeçare dhe një 79 vjeçar nga Tirana dhe një 65 vjeçar nga Kruja, të tre të intubuar prej disa ditësh, me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Nuk kanë mundur të mbijetojnë në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi”, një 62 vjeçar nga Pogradeci me sëmundje bashkëshoqëruese, një 56 vjeçar nga Kukës, dhe një 69 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.


Shtuar 25.07.2020 14:23