Expresso: Celula terroriste veprojnë në Kosovë
Pëlqej
Me qindra persona janë larguar për të luftuar në Siri dhe në Irak.

Me dhjetëra fondamentalistë janë arrestuar dhe do të japin përgjigje përpara drejtësisë.

Një kosovar ka nxjerrë nëpër rrjete sociale një vrasje makabre të një fëmije në shtetin sirian.

Një kamikaz e ka hedhur veten në erë në Bagdat, shkruan Expresso.

Sipas këtij mediumi, Kosova, që është Republika më e re e shpallur më 2008-tën shtet i pavarur ka probleme me terrorizmin.

Mendohet se në Kosovë veprojnë shumë celula radikale terroriste, të cilat kanë deri shtrirje rajonale dhe më gjërë.

Në këtë gazetë shkruhet me hollësi gjithçka ka ndodhur me radikalët dhe me të dyshuarit për terrorizëm nga Kosova, si rekrutohen dhe veprimet më tej të shtetit për ta ndaluar fenomenin /albeu.com/
Shtuar më 08/09/2014, ora 17:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori