Qeveria italiane publikon raportin: Shqiptarët paguajnë dhe dalin nga burgjet kur të duan

Ministria e Drejtësisë italiane ka publikuar së fundmi një raport ku flitet mbi problemet që po has shteti italian sa i takon ekstradimit të kriminelëve dhe bosëve shqiptarë të trafikut të kokainës.

Në raportin e publikuar në mediat italiane, thuhet se kriminelët shqiptarë të cilët eksradohen për nëShqipëri, futen në burgjet e Tiranës dhe Vlorës, më pas lirohen pas pak kohësh duke qenë se paguajnë shuma të majme parash.

Në vitet e mëparshme kriminelët shqiptarë ishin mjaft të njohur për të kryer punët që u ofronin bosët italiane apo të drejtonin banda të vogla, por sot rolet e tyre kanë ndryshuar. Sot bosët shqiptarë luajnë në mënyrë të barabartë me narkotrafikantët dhe kartelet e Amerikës së Jugut.

Ata kanë fituar pushtet duke e ditur se të dominojnë tregun e trafikimit të drogës. Nga në Argjentinë, nga Bolivia në Kili, është krijuar një rrugë e fuqishme e trafikimit të kokainës ku në shumicën prej tyre vepron mafia shqiptare.

Emra të tillë të botës së krimit që janë ekstraduar për në Shqipëri si Mateo Gjepalit, Julian Mandijes, Kristo Mahmutajt apo Arbër Kojkos, tregojnë se në cilat ujëra lundrojnë bandat shqiptare të trafikut të drogës. Goditja ndaj tyre ka një meritë të vetë qeverisë italiane dhe asaj shqiptare./albeu.com