Exit Poll: Shpend Ahmeti ka fituar në Komunën e Prishtinës
Pëlqej
Gjatë ditës së sotme janë mbajtur zgjedhjet lokale të balotazhit në Kosovës. Kutitë e votimit janë hapur në orën 07:00 të mëngjesit dhe janë mbyllur në orën 19:00, shkruan albeu.com.

E menjëherë pas mbylles së vendvotimeve Klan Kosova ka publikuar Exit Poll-et e para në lidhje me shifrat e votimeve.

E sipas Exit-Pollit në Komunën e Prishtinës ka fituar kandidati Shpend Ahmeti me 52.2 %.

Tashmë pas pak fillon edhe numërimi i flet-votimeve në qendrat e votimit.

Vlen të theksohet se procesi i votimit gjatë ditës së sotme është zhvilluar përgjithësisht i qetë duke pasur veëm disa incidente në shkallë vend. Zgjedhjet e para lokale u mbajtën në 22 tetor të këtij viti.

Vlen të theksohet që www.albeu.com do të nxjerrë rezultatet e numërimit minutë pas minutë. Klikoni në linkun e mëposhtëm për të ndjekur rezultatet më të fundit.

http://www.albeu.com/zgjedhjet2017/kosove/
Shtuar më 19/11/2017, ora 19:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori