"Evropa po kontribuon në radikalizmin e shqiptarëve"
"Izolimi i qytetarëve të Kosovës, refuzimi i vazhdueshëm i BE-së ndaj shtetit të vetëm në Ballkan pa liberalizim vizash, është duke kontribuuar që kosovarët të kthehen nga Lindja", ka thënë David Philips, profesor në Universitetin Columbia të SHBA-ve gjatë një interviste për "Zërin".

Ai tha se identiteti evropian për shqiptarët po bëhet i pakapshëm dhe kosovarët janë të ndjeshëm ndaj radikalizmit sepse ata ndihen të refuzuar nga Evropa, dhe se sipas tij, mohimi i udhëtimit pa viza për kosovarët drejt BE-së përkeqëson frustrimin dhe izolimin.

Philips kritikoi edhe politikanët shqiptarë të cilët ua kanë dhënë pasuritë kryesore kompanive turke, ndërkohë që nënvizoi se ekstremizmi i shqiptarëve i shërben agjendës serbo-ruse.

Philips tha se në përgjigje të mendimit islamofobik botëror të Trumpit, shqiptarët mund t'i profilizojnë vlerat e tyre të moderuara properëndimore në mënyrë që të thellojnë miqësinë dhe bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara. /albeu.com/
Shtuar më 24/02/2017, ora 08:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori