Evropa e "njeh" Kosovën pjesë të Serbisë
Pëlqej
Harta e Evropës që ekziston në Komisionin Evropian, akoma e paraqet Kosovën si pjesë të Serbusë.

Jo vetëm Kosova është pjesë e Serbisë në këtë harte, por edhe Mali i Zi ndodhet si pjesë e juridiksionit politik të Beogradit.

Harta u botua në seksionin e Qendrës Evropiane për Këshillim të Konsumatorëve, e destinuar për banorët që janë pjesë e BE-së, të cilët kanë ndonjë pyetje në lidhje me blerje dhe transportim të mallrave nga një shtet i BE-së në një tjetër, transmeton Telegrafi.

Zyrtarë të BE-së kanë thënë se kjo është një gafë e madhe, por se nuk ka qenë aspak e qëllimshme, andaj nuk duhen keqkuptime.

Në hartë ka gabime trashanike, pasi edhe Vojvodina është paraqitur sikur është pjesë e Kroacisë, e kjo ka gjetur reagimin e zyrtarëve të lartë serbë. /albeu.com/
Shtuar më 19/09/2014, ora 14:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori