Eurodeputetja gjermane reagon ndaj masave të Qeverisë Kurti: Ktheju Kushtetutës
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon Taubadel ka reaguar lidhur me masat e reja të vendosura nga Qeveria e Kosovës për mos-përhapjen e virusit COVID-19.

Taubadel ka deklaruar se vendimet e ndërmarra duhet t’i kthehen bazës së KushtetutësKosovës dhe se nuk duhet të ju tregohet njerëzve ora se kur ata duhet të dalin, transmeton Indeksonline.

"Rregullat e kufizimit të lëvizjes duhet të jenë në pajtueshmëri me rregullat e KushtetutësKosovës. Rregullat që kriojojnë më shumë konfusion dhe që s’janë në pajtim me Kushtetutën mund të shkaktojnë më shumë dëm. Shtetet tjera kanë caktuar kohën që mund të shpenzosh jashtë, por jo edhe orën se kur mund të dalësh jashtë. Qeveria duhet të kthehet prapa tek bazat kushtetuese", shkroi ajo.
Shtuar më 15/04/2020, ora 18:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori