“Pesha e një krimi ka interes”, Hoxha bën deklaratën: Ervis Martinaj ka lidhje me politikën

I ftuar në “Log.” Artan Hoxha ka shpjeguar se pse kaq shumë interes publik për fatin e Ervis Martinajt.

Ai u shpreh se kjo ishte për shkak të lidhjeve të tij me politikën.

“Pesha e një krimi ka shumë rëndësi edhe me atë çfarë ai person përfaqëson. Edhe në kod penal kemi vrasje të cilësive të veçanta. I njëjti interes ka qenë në kohën e ish-Ministrit Saimir Tahiri. Tani ka interes për çdo gjë. I përfshirë nga fushata elektorale, u fuqizua gjatë qeverisjes së Berishës u fuqizua dhe gjatë kohës së qeverisjes së Nanos. Tahiri vërtetë ishte politikan, por një nga njerëzit e parë që u akuzua Martinaj ishte Elvis Doçi, që ishte miku i Tahirit. Ervis Martijnaj nuk ishte njeri që dilte përherë në televizor. Prokurori kërkoi në pretencë për ngjarjen e Muragës 121 vite burg, Gjykata dha vetëm 21 vite burg, 15 vjet i dha Tashos, ndërsa Martinajn e dënoi në mungesë. Unë bëra një pyetje në facebook, se sa është shuma mes 121 viteve burg dhe sa asaj që dha gjykata, kam marrë me qindra mesazhe, faji im ishte se nuk dija me kë kisha të bëja”, tha Hoxha./albeu.com


Shtuar 11.10.2022 22:37