EULEX, rol ekzekutiv në zbatim të marrëveshjeve
Shefi i EULEX-it, Xavier de Marnhac është takuar të premten me kryeministrin serb, Ivica Daçiç ku çështjet kryesore që u diskutuan ishin vazhdimi i bashkëpunimit në mes të institucioneve serbe dhe EULEX-it në fushën e sundimit të ligjit, si dhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, duke përfshirë projektin e Menaxhimit të Integruar të Pikë kalimeve (IBM).

“EULEX-i është i gatshëm për të ndihmuar në lehtësimin e çdo marrëveshjeje të arritur në mes të Prishtinës dhe Beogradit. IMB mbetet prioritet për të gjithë. Roli i EULEX-it do të përcaktohet saktësisht në përputhje me mandatin e misionit dhe në kuadër të cilësdo marrëveshje të arritur midis Prishtinës dhe Beogradit”, tha de Marnhac.

Ndërsa Daçiç, pas takimit ka thënë se Serbia kërkon nga EULEX-i rol ekzekutiv në implementimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel, në përputhje me statusin neutral.

“Është në interes të Serbisë situata stabile e sigurisë në territorin Kosovës dhe në realizimin e plotë të mbrojtjes të sigurisë të të gjithë qytetarëve si dhe realizimin e të gjitha të drejtave të garantuara me aktet dhe standardet ndërkombëtare”, citohet të ketë thënë Daçiq. /albeu.com/
Shtuar më 16/11/2012, ora 17:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori