EULEX përgjysmon stafin, 800 veta largohen nga puna
Zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijançiç ka bërë me dije se po parashihet rikonfigurimi i Misionit të EULEX-it në kuadër të vazhdimit të mandatit.

“Me këtë rast, Misioni do të ketë 800 punonjës krahasuar me 1600 sa kanë qenë në mandatin mëparshëm”, është shprehur Kocijançiç.

EULEX Kosova po përpiqet të jetë sa më transparent dhe i hapur në komunikim me stafin e tij për të mundësuar që çdo pjesëtar i prekur të përgatitet sa më mirë të jetë e mundur, ka shtuar zëdhënësja e Komisionit Evropian. /albeu.com/

Shtuar më 31/07/2016, ora 13:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori