EULEX nis 42 hetime të kundërligjshme
Prokurorët e misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit EULEX nuk e kanë respektuar mandatin e ri të cilin e kanë tash e një vit. Ata që nga data 15 prill e vitit të kaluar, nuk kanë pasur të drejtë që të fillojnë asnjë hetim dhe pse brenda këtij afati ato kanë marrë 42 aktvendime për fillimin e hetimeve.

Këto janë vendime që prokurorët e misionit evropian i kanë ndërmarrë brenda dy javëve, që nga data 15 prill deri më 30 prill të vitit të kaluar.

Për këto aktvendime të marra në duar të EULEX-it është konfirmuar zyrtarisht nga zëdhënësja e EULEX-it në Kosovë, Dragana Nikoliq Solomon.

Ndërkohë ajo ka refuzuar të përgjigjet nëse këto vendime edhe për vetë misionin konsiderohen të paligjshme. /albeu.com/
Shtuar më 27/04/2015, ora 09:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori