EULEX ndal procedurat e gjykimit të Oliver Ivanoviçit
EULEX’i së shpejti me anë të një aktvendimi, do të ndali çdo procedurë ndaj Oliver Ivanoviçit, i akuzuar për krime lufte.
Familjarë të të vrarëve në vitin 1999, për arsye të cilat politikani serb ka qenë duke u gjykuar, thonë se shpresën në drejtësi e kanë humbur qysh moti.

Shadije Pllana thotë se jo vetëm tani por që më parë e kanë humbur shpresën se mund të ketë drejtësi për familjarët e tyre të vrarë.

Rigjykimi për Ivanoviçin nisi në mars të vitit 2017 dhe procesi ishte duke vazhduar ende.

Oliver Ivanoviç u vra derisa po hynte në zyrën e partisë së tij, SDP’së, në Mitrovicën Veriore.

Policia ende nuk ka asnjë të dyshuar për rastin por thotë se po punon intensivisht në gjetjen e autorëve të krimit. /albeu.com/
Shtuar më 27/01/2018, ora 19:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori