Një trup gjykues i përbërë prej gjyqtarëve të EULEX-it i ka liruar dy persona të cilët ishin akuzuar për veprat penale të përdhunimit, si
krim i luftës, ndërsa e ka dënuar vetëm njërin prej tyre për
posedim të paautorizuar, kontroll,
posedim ose përdorim të armëve.
Jovica Dejanoviq u shpall i pafajshëm për përdhunim, si
krim i luftës dhe për
posedim të paautorizuar, kontroll,
posedim ose përdorim të armëve. Gjorgje Bojkoviq u shpall i pafajshëm për përdhunim, si
krim i luftës, mirëpo u dënua me burgim në kohëzgjatje prej një vit e gjashtë muaj për
posedim të paautorizuar, kontroll,
posedim ose përdorim të armëve, thotë kumtesa e EULEX-it, raporton indeksonline.
Dënimi i tij u pezullua me kusht për një periudhë prej dy viteve. Gjykata i liroi Dejanoviq dhe Bojkoviq nga akuza për krime të luftës sepse nuk u dëshmua përtej dyshimit të bazuar se të pandehurit i kishin kryer veprat penale për të cilat ata akuzoheshin.
Rasti është ndjekur nga prokurorët special të EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 18/04/2013,
ora 18:48