EULEX lëshon urdhër-arreste për dy zyrtarë të lartë serbë
Pëlqej
Shefja e EULEX-it për Kosovën, Joele Vachter ka bërë të ditur se misioni evropian në vend ka lëshuar urdhër-arreste për dy zyrtarë të lartë serbë në veri.

Urdhër-arrestet janë lëshuar për kryetarin aktual të komunës së Zubin Potokut, Stavan Vuloviç dhe për ish-kryetarin, Sllavisha Ristiç.

Vachter tha se Vuloviç akuzohet për organizim të arratisjes për personat e arrestuar, ndërsa Ristiç për akuzën e rëndë të vrasjes.

"Urdhër-arresti është dhënë nëse ata (Vulovic e Ristic) shfaqen në Kosovë dhe do të jetë në dorën e prokurorit të shqyrtojë kërkesën për mbajtjen ose lirimin e tij. Kjo është punë e institucioneve gjyqësore dhe jo imja ose cilitdo faktori politik”, është shprehur Vachter për një radio lokale serbe.

Ajo ka thënë se Vuloviçi i ka premtuar prokurorit të çështjes se do të vetëdorëzohet dhe shpreson që ai ta mbajë fjalën.

Joele Vachet më tej ka theksuar se EULEX-i është në Kosovë për të penguar korrupsionin,sidomos atë të nivelit të lartë dhe çdo lloj ngjarje që përbën vepër penale. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2014, ora 11:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori