E FUNDIT/ EULEX-i rrethon shtëpinë e Agron Sylejmanit, i dyshuar për vrasje të pasluftës
Policia e EULEX-it dhe ata të njësive elite të Policisë së Kosovës, të veshur me maska kanë rrethuar shtëpinë e Agron Sylejmanit sot në orët e mëngjesit.

Aksioni në fjalë është konfirmuar për Gazetën Express nga zyrtarë të PK-së, por sipas tyre detaje shtesë mund të japë vetëm EULEX.

Nga ana tjetër, Agron Sylejmani, tashmë i vdekur, është akuzuar për vrasjen e aktivistit të LDK-së Imer Imeri në nëntor të vitit 1999. Denoncimin publik e ka bërë në disa raste vëllai i tij Haki Imeri i cili e ka cilësuar vrasje politike. Ai ka thënë se vëllai i tij është kidnapuar nga tre policë ushtarakë të UÇK'së.

Sylejmani, për të cilin vëllai i tij ka thënë se është vrarë nga Policia e UNMIK'ut, është përfolur edhe për përfshirje në rastin e vrasjes së gazetarit Bekim Kastrati.

Djali i të ndjerit, Haki Imeri, Kastrioti, ka treguar se çfarë ka ndodhur me 3 të dyshuarit për vrasjen e babait të tij.

Agron Sylejmani është vrarë nga policia e UNMIK-ut në vitin 2004, ku janë vrarë edhe dy policë në përleshje me të dhe grupin e tij. Naim Kadriu ka vdekur në një aksident në Podujevë. Ndërsa, për fatin e Avni Fetës nuk dihet se a është i vdekur apo ku gjendet. Këtë nuk e din askush”, ka pohuar Kastriot Imeri.

Aksioni i sotëm policorë ka ndodhur pikërisht në ditën kur është funksionalizuar Gjykata Speciale e cila pritet të merret edhe disa raste të vrasjeve që konsiderohen të motivuara politikisht.
Shtuar më 05/07/2017, ora 10:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori