EULEX-i qëndron në Kosovë deri në vitin 2018?
mbledhjen e Qeverisë që po zhvillohet ditën e sotme mësohet se, misioni i BE-së në vendin tonë për sundimin e ligjit pritet që së paku edhe për dy vjet të ketë mandat.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot, ka votuar për vazhdimin e mandatit të misionit të EULEX-it, edhe për dy vjet të tjera, transmeton Lajmi.net.

Ditë më parë, kryeministri Isa Mustafa ka arsyetuar këtë vazhdim, duke u arsyetuar se kanë mbetur edhe shumë lëndë të tjera që ky mision ende nuk ka përfunduar.

Qeveria e Kosovës pritet t’ia vazhdojë mandatin EULEX-it deri në vitin 2018">2018, ndërkohë kujtojmë se mandati i EULEX-it përfundonte këtë muaj. /albeu.com/
Shtuar më 10/06/2016, ora 09:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori