EULEX-i po ua nxin jetën serbëve?
Pëlqej
Kryetari i Leposaviçit dhe njëkohësisht anëtar i ekipit të zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit, Dragan Jabllanoviç është shprehur se EULEX-i po ua nxin jetën serbëve.

“EULEX-i po ua bën jetën të hidhur serbëve të veriut të Kosovës, ua ka nxirë jetën atyre dhe momentalisht është i paprekshëm në veri të Kosovës”, tha Jabllanoviç për mediat lokale serbe në veri të Mitrovicës.

Ai mendon se kur bëhet fjalë për serbët, EULEX-i mund të bëjë çfarë të dojë dhe nuk pyet, ndërsa, sipas tij, ndryshe ndodh me shqiptarët, të cilët "janë të përkëdhelurt nga misioni evropian në Kosovë".

Dragan Jabllanoviç ka kërkuar nga EULEX-i që ti përmbushë detyrimet dhe të punojë edhe për serbët. /albeu.com/
Shtuar më 24/08/2014, ora 09:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori