EULEX-i ndihmon Policinë e Kosovës
Një orë para fillimitmbledhjesKuvendit të Kosovës, Prishtina është pothuaj në rrethim të hekurt. Forcat policore të vendit tashme kanë rrethuar institucione kryesore të shtetit, e ato shihen edhe nëpër rrugë kryesore të kryeqytetit disa nga të cilat janë mbyllur për qarkullim, transmeton Koha.net.

Në ndihmë forcave të policisë së Kosovës u kanë ardhur pjesëtarë policorë të EULEX-it. Ata janë vendosur nëpër disa pika dhe tani për tani vetëm po vëzhgojnë situatën.

Protestues të opozitën kanë paralajmëruar tubime të mëdha një orë para fillimitmbledhjesKuvendit. /albeu.com/
Shtuar më 26/02/2016, ora 10:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori