EULEX-i ia solli vdekjen burrit tim
Nuk di shumë, kjo është përgjigjja më e shpeshtë të cilën e jep këto ditë Ganimete Zogaj. E përlotur dhe me një shami në kokë, ajo nuk ka shumë qejf të tregojë për detajet e rastit të burrit të saj, të njohur si dëshmitari X, i cili u vetëvra para disa javësh në Gjermani.

Zogaj rrëfen për atë se si filloi historia e dëshmitarit X në kohën ku ai është takuar me hetuesit ndërkombëtarë, e po ashtu për udhëtimet e saj me sy të mbyllur me veturat e EULEX-it, shkruan Kosova Sot. Ajo thotë se fajin për burrin e saj e ka vetë misioni i BE-së, përderisa ka shumë mëdyshje në atë nëse do të duhej t'i besonte drejtësisë, shkruan telegrafi.

Se a do të ketë gjykim të drejtë në rastin “Kleçka”, ajo tha se nuk mendon që gjykimi do të jetë i drejtë. “Jo, nuk mendoj... Arsyeja po shihet nga ajo se si EULEX-i e ka sjellë punën në këtë proces”, tha Ganimete Zogaj.

Ajo bëri të ditur se ende nuk është ftuar të dëshmuar në këtë proces.

Se a është marrë në pyetje nga ndokush rreth rastit të bashkëshortit, ajo tha se ende nuk e kanë marrë në pyetje, ndërsa shprehet se ende nuk di çfarë saktësisht ka ndodhur në Gjermani, është vrarë apo vetëvrarë burri i saj.

Ganimete Zogaj shprehet se asnjëherë deri më tani nuk kanë marrë përgjigje, as që janë interesuar t’iu japin përgjigje lidhur me atë se kush e kishte plagosur burrin e saj në oborrin e shtëpisë.

Ajo njofton se katër muaj pas plagosjes e kanë marrë Agimin, ndërsa herën e fundit që e kanë marrë ka qenë 19 marsi.

Duke folur rreth vizitës që i është lejuar t’ia bëjë burrit të saj, Ganimetja sqaron “Kam shkuar në Prishtinë, një herë në stacion të autobusëve, kam zbritur dhe aty ka ardhur përkthyesja e EULEX-it edhe më ka marrë prej aty, më kanë dërguar me sy mbyllur.

Nuk e di në cilën pjesë ka qenë takimi... Kam qëndruar rreth 2 orë e gjysmë, më ka pyetur për fëmijë qysh janë, a janë mërzitur, gjatë tërë kohës ka qarë sa ka mundur, tjetër bisedë nuk kemi pasur. Takimet janë bërë në praninë e policisë. Ai ka qenë i sëmurë dhe ka qenë shumë i lodhur. Thoshte se po i dhemb kryet dhe po i dhemb trupi. Takimi ka qenë në Prishtinë dhe ai ka ndodhur vetëm pasi unë kam kërkuar nëpërmjet medieve”.
Shtuar më 31/10/2011, ora 09:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori