Prokuroria e EULEX-it, ka marrë përsipër rastin e përleshjes mes
Gani Gecit dhe
Azem Sylës, ish-komandant i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, që ndodhi një ditë më parë në
Skenderaj.
Kjo është
konfirmuar nga Shyqyri
Syla, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës për gazetën "Zëri".
Edhe policia ka
konfirmuar hetimet e EULEX. Të hënën rreth orës 14:00, pasi kishte përfunduar një tubim elektoral i PDK-së, në
Skenderaj,
Gani Geci ish-deputet i Kuvendit të Kosovës dhe deputeti aktual
Azem Syla kanë bërë fjalë e kanë përdorur edhe armët. /albeu.com/
Shtuar më 29/10/2013,
ora 17:59