Kanë nisur hetimet për
Krime Lufte të kryera në komunën e Gjakovës në vitin
1999">
1999. Prokurorët e EULEX nga Prokuroria Speciale të Kosovës do të merren në mënyrë zyrtare me ngjarjet e datës 27-28 prill
1999">
1999, ku përfshihen edhe fshatratMejë, Orizë dhe fshatrat tjera të Luginës së Rekës së Keqe.
Deri tani, prokurorët kanë identifikuar përafërsisht 20 të pandehur, të cilët mund të jenë subjekt i akuzave për
Krime të Luftës kundër popullatës
civile, duke përfshirë edhe vrasjen e 372 viktimave gjatë një sulmi të kryer kundër popullatës
civile shqiptare, e cila i qe nënshtruar torturës, trajtimit çnjerëzor, vuajtjes së madhe, largimit dhe zhvendosjes, konfiskimit të pasurisë dhe plaçkitjes, veprime këto jo të arsyetuara me nevojat ushtarake.
Shumica e viktimave ishin zhvarrosur nga varreza
masive në Batajnicë, Serbi. Masakra e Mejës dhe e rrethinës pretendohet të jetë vrasja më e madhe
masive që ndodhi gjatë konfliktit të vitit
1999">
1999 në Kosovë. /albeu.com/
Shtuar më 24/04/2013,
ora 18:44