EULEX heton mbi 90 raste korrupsioni
Zëdhënësi i EULEX-it, Nicholas Hawton, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë tha se ky institucion po heton më shumë se 90 rastekrimitorganizuar dhe korrupsionit. Sipas tij nga hetimet për krim të organizuar dhe korrupsion nuk do të përjashtohen as zyrtarët e lartë të institucioneve të ndryshme kosovare.

“Nuk do të komentoja detajet e hetimeve apo individët që po hetohen. Ajo që mund të them është se EULEX-i do të hetojë rastet serioze të krimitorganizuar e korrupsionit kudo që ndodhin këto krime dhe këdo që përfshijnë ato”, tha Hawton.

Ditë më parë, me urdhër të prokurorëve të EULEX-it, ishte arrestuar ish-kreu i Task-Forcës kundër Korrupsionit, Nazmi Mustafi i cili dyshohet të jenë të përfshirë në shpërdorim të detyrës. /albeu.com/
Shtuar më 06/04/2012, ora 11:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori