E FUNDIT/ Kapen 200 kg kokainë në Elbasan
EULEX do të ndihmojë gjetjen e të humburve
Shefi i EULEXit-it Ksavier De Marnak premton se ky mision do të vazhdojë të ofrojë ndihmë në zbardhjen e fatit të të pagjeturve. Përmes një deklarate, ai tha se mjekët e EULEX-it vazhdojnë t’i mentorojnë dhe monitorojnë kolegët kosovarë në strukturimin e një departamenti modern të mjekësisë ligjore, me qëllim të zhvillimit të kapaciteteve vendase të qëndrueshme dhe në mënyrë që Ministria e Drejtësisë të mund ta vazhdojë këtë punë në të ardhmen.


“Këtë vit do të bëhen kërkime në më shumë se 30 lokacione potenciale. Përveç kësaj, kolegët tonë vendas do t’i fillojnë hetimet e tyre për rastet e mundshme të identifikimeve të gabuara si dhe operacionet e tyre në terren, të ndihmuara nga ekspertët e EULEX-it për mjekësi ligjore”, tha Marnak. /albeu.com/
Shtuar më 28/04/2012, ora 09:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori