Lirohet gazetari, Milaim Zeka
UPDATE: Avokati i Milaim Zekë, Gafurr Elshani ka bërë të ditur se klienti i tij është lënë i lirë nga EULEX-i, pasi ky mision bastisi zyrat e kompanisë dhe shtëpinë.

Elshani deklaroi për "Express" se gazetari Zeka as nuk është marrë në pyetje nga hetuesit e EULEX-it. “Ata kanë shkuar në zyrat e tij dhe Zeka më pas është lënë i lirë”,-ka thënë Elshani.

*******

10:45 - Njësia Speciale e EULEX-it ka arrestuar gazetarin Milaim Zeka. Ende nuk dihen arsyet e arrestimit në një kohë që mësohet se policia ka bastisur po ashtu, zyrën e tij.

Dyshohet se arrestimi ka ndodhur për shkak të zbulimit të identitetit të një dëshmitari në një gjyq për krime lufte, por kjo nuk mund të konfirmohet.

Vetë misioni i BE-së nuk jep hollësi në lidhje me operacionin.

“Ajo çka mund të konfirmoj është se një operacion po zhvillohet në Prishtinë sot, por nuk mund të flas për detaje në këtë moment”, ka thënë zëdhënësja e EULEX’it, Anne Blanksma Ceta./albeu.com/
Shtuar më 14/11/2013, ora 16:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori