EULEX: Arrestimi i "peshqëve të vegjël" më i thjeshtë
Kryeprokurorja e EULEX-it, Jaroslava Novotna ka premtuar se në detyrën e saj ka si synim hetimin dhe arrestimin e personave të rëndësishëm në Kosovë edhe pse pranon se arrestimi i "peshqëve të vegjël" është më i thjeshtë.

Sipas Zërit, çekja shprehet se janë duke u hetuar 456 raste, në të cilat po punojnë prokurorët e EULEX-it. Kërkon kohë për të treguar rezultatet në punën që po bëhet, ndërsa mohon zërat se nuk ka rezultate në katër vjet të funksionimit të misionit. Ajo thotë se po punohet nga prokurorë profesionalë dhe pa ndonjë presion nga Brukseli zyrtar. /albeu.com/
Shtuar më 04/04/2012, ora 10:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori