EULEX, aktakuzė ndaj tetė gjyqtarėve
Njė prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovės ka ngritur aktakuzė kundėr dhjetė tė pandehurve pėr rast tė korrupsionit. Nė mesin e tė akuzuarve janė edhe ish-kryetari i Gjykatės Komunale tė Prishtinės, katėr ish gjyqtarė tė Gjykatės Komunale tė Prishtinės, tre ish gjyqtarė tė Gjykatės sė Qarkut, njė avokat dhe njė pėrfaqėsues tė njė Ndėrmarrjeje Shoqėrore.

Ish Kryetari i Gjykatės Komunale akuzohet pėr veprat penale shpėrdorim tė pozitės zyrtare dhe tė autoritetit si dhe pėr ndihmė nė nxjerrjen e vendimeve gjyqėsore tė kundėrligjshme. Shtatė ish gjyqtarėt akuzohen pėr veprat penale shpėrdorim tė pozitės zyrtare dhe tė autoritetit dhe pėr nxjerrjen e vendimeve gjyqėsore tė kundėrligjshme.

Pėrfaqėsuesi i Ndėrmarrjes Shoqėrore dhe avokati akuzohen pėr veprat penale tė ndihmės pėr shpėrdorim tė pozitės zyrtare dhe tė autoritetit dhe pėr ndihmė nė nxjerrjen e vendimeve gjyqėsore tė kundėrligjshme, njoftoi EULEX-i. /albeu.com/
Shtuar më 31/07/2012, ora 13:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Për të tretin vit radhazi, kancelarja gjermane Angela Merkel renditet në krye të listës së femrave me më shumë ndikim në botë.

Për të tretin vit radhazi, kancelarja gjermane Angela Merkel renditet në krye të listës së femrave me më shumë ndikim në botë.