Ditën e sotme është gjetu i pajet një person në afërsi të Liqenit të Badovcit, ku sipas mediave në Kosovë bëhet fjalë për ish-zyrtarin e Policisë së
Kosovës, Fadil Syleviçin.
Për këtë rast është deklaruar edhe Kryeprorkuroi i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kujtim
Munishi.
Munishi ka treguar se
prokurori është nisur për në vendngjarje për të parë se çfarë ka ndodhur.
“
Prokurori është nisur në vendin e ngjarjes për të parë se çfarë ka ndodhur. Policia është në vendin e ngjarjes. Ai është gjetur diku në mal i vdekur”, ka thënë
Munishi për Kallxo.com.
Syleviçi ka qenë i thirrur si dëshmitar nga Tribunali Special në Hagë.
Ai ka qenë pjesëtar i Policisë së
Kosovës, ndërsa emri i tij është i njohur sepse ka qenë pjesë e akuzave publike. Vëllëzëerit Ramadani dhe Kiqina, të dënuar për vrasjen e pesë anëtarëve të familjes Hajra në vitin 2001. Ata e kanë akuzuar Sylevicin se ua ka montuar rastin.
Shtuar më 15/01/2021,
ora 17:46