Pjesëmarrësve iu matet temperatura, prapaskenat nga takimi i Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore

Ditën e sotme grupi i Punës i Këshillit Politik është mbledhur rreth një tryeze për të vijuar punën për reformën zgjedhore.

Pjesëmarrësit kanë dezinfektuar duart, kanë vënë maska dhe doreza dhe madje iu është matur edhe temperatura.

Ata janë ulur në një sallë të madhe për të respektuar distancën.

“Për të lehtësuar diskutimet dhe punën konkrete për reformën zgjedhore, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mbështet nga ana logjistike takimin e sotëm të grupit të punës të Këshillit Politik, në Pallatin e Kongreseve.

Në takimin e tyre të parë online, të hënën, anëtarët e grupit të punës së Këshillit propozuan që takimin e ardhshëm ta zhvillonin rreth një tryeze, për të pasur një mjedis pune më të efektshëm. Prezenca ka mundësuar sallën e mbledhjes, që lejon respektimin e masave të distancës së sigurisë për COVID-19, dhe pajisjen e pjesëmarrësve me maska, doreza dhe higjienizues”, deklaron OSBE.


Shtuar 13.05.2020 10:07