Erdoganisti Haskuka urdhëron mbylljen e kopështit në Prizren: Dilni jashtë ose ju nxjerrim me shkelma
Pëlqej
Kryekomunari i Prizrenit, një mbështetës i flaktë i Presidentit të Turqisë Erdogan, ka urdhëruar mbylljen e kopështit "Yllkat" në qytetin e Prizrenit.

Express raporton se drejtuesit e këtij kopështi janë njoftuar nga komuna që të lirojnë ambientet e marra me qira nga komuna.

Mësohet se Haskuka dhe argatët e tij i kanë dhënë vetëm një orë kohë stafit të kopshtit "Yllkat" ku mësojnë 240 fëmijë që të lirojnë ambientet e tij.

Madje, Haskuka është duke terrorizuar fëmijët dhe stafin e kopështit duke dërguar atje policë dhe mbështetës të Erdoganit nga komuna, të cilët i bëjnë presion stafit, prindërve dhe fëmijëve.

E gjithë ky terror është duke ndodhur nën bekimin e Mytaher Haskukës, kryekomunarit të VV-së në Prizren.

“Sot një komision i inspektorëve nga komuna është paraqitë në drejtorinë e kopshtit ‘Yllka’ me një urdhër nga kryetari i komunës, ku urdhërohet drejtoria ta bëjë lirimin e objektit të menjëhershëm. Kemi të bëjmë më një urdhër që nuk është vendim dhe nuk ka bazë ligjore. Duhet të jetë vendim i gjykatës”, shpjegon drejtori i kopshtit "Yllkat".

Ai thotë se nga inspektorati, i është dhënë vetëm një orë kohë që të largohen nga objekti, në të kundërtën ata do të largohen me forcë.

Mytahir Haskuka është një mbështetër i flaktë i Erdoganit dhe duket se ka marrë përsipër të kryejë me përpikmëri detyrat e dhëna prej tij.

Shtuar më 20/08/2018, ora 15:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori