Erdogani merr avion 400 milion dollarë, thotë se do ta përdorë për popullin (FOTO LAJM)

Pëlqej
400 milionë dollarë ka kushtuar dhurata luksoze që emiri i Katarit i ka bërë presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Bëhet fjalë për një avion gjigant, i cili, krahas lumturisë së Erdoganit, ka sjellë edhe mjaft kritika.

Vetë presidenti ka bërë me dije se avioni Boeing 747-8 ishte një "dhuratë" nga Emir Tamim Bin Hamad Bin al-Thani.

Presidenti turk hodhi poshtë pretendimet se e kishte blerë avionin.

Ai u tha gazetarëve se Ankaraja kishte qenë e interesuar për blerjen e avionit, por emiri kishte këmbëngulur për t’ia dhënë si dhuratë.

Erdogan gjithashtu pohoi se avioni i përkiste popullit të Turqisë dhe jo atij personalisht, duke shtuar se ai do të përdorte avionin për udhëtimet e tij.

Aeroplani është projektuar për të transportuar 76 pasagjerë.


Shtuar më 19/09/2018, ora 08:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori