Erdogani kërcënon Greqinë: Ju pushtojmë, siç bënë gjyshërit tanë
Pëlqej
Turqia dhe Greqia janë në një moment tensioni mes tyre pas rikthimit të problemeve me ishujt e kontestuar si edhe ndarjes së zonave ekskluzive ekonomikeEgje.

Në një fjalim të tijin sot në mesditë, Presidenti Erdogan kërcënoi hapur Greqinë duke thënë se ata (grekët sh.r) duhej të mësonin nga historia e afërt, përcjell Albeu.com.

"Nëse nuk dinë historinë të shkojnë të pyesin gjyshërit e tyre. Nëse na detyrojnë do të bëjmë ate që kanë bërë më parë babalarët dhe gjyshërit tanë. Ata nuk duhet të thonë gjëra që i kalojnë madhësinë e trupit të tyre"., tha Erdogan duke shënjestruar gjithashtu presidentin grek Prokopis Pavlopulos, i cili më parë kishte kërkuar nga turqit që të sillen në mënyrë të përgjegjshme në rajon.

Grekët e kanë cilësuar këtë tensionim të beftë të marërdhënieve nga Turqia si një nevojë e Erdoganit për të tërhequr vëmendjen nga problemet e brendshme si edhe operacioni ushtarak në Siri, i cili deri më tani ka shkaktuar dhjetra ushtarë të vrarë turq, ndërsa trupat turke nuk e kanë marrë qytetin edhe pse kanë dy muaj që luftojnë aty.

Një problem tjetër mes dy vendeve është edhe hapësira ekskluzive ekonomike e Qipros, e cila tani ka dhënë me koncesion blloqe të tëra gazi në detin Egje, ndërsa Ankaraja zyrtare thotë se kjo nuk mund të ndodhë për aq kohë sa nuk është marrë mendimi edhe i banorëve të tjerë të ishullit, që janë turqit në Qipron Veriore. /albeu.com/
Shtuar më 12/03/2018, ora 10:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori