Erdogani kërcënoi Haradinajn me rrëzim nga pushteti, lajmi bën bujë në mediat botërore
Mediat botërore i kanë bërë bujë kërcënimit të Presidentit të Turqisë Erdogan ndaj kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj me rrëzim nga pushteti.

Erdogan i kërkoi llogari Haradinajt për shkarkimin nga detyra të ministrit të Brendshëm Flamur Sefaj dhe kreut të AKI, Driton Gashi pas shërbimit që ata i bënë Erdoganit duke mundësuar rrëmbimin e mësuesve turq në Kosovë.

Washington Post, raporton për kërcënimin e presidentit Reccep Tayyib Erdogan, i cili tha se kryeministri Ramush Haradinaj do të ‘paguajë’ për shkarkimin e Ministrit të Brendshëm dhe Shefit të AKI’së.

“The Guardian” raporton se si Haradinaj u kërcënua me rrëzim nga pushteti nga Erdogan, për shkak se kritikoi dëbimin e shtetasve turq.

Lajmin për ‘kërcënimin’ e Erdogan e ka publikuar edhe Radio Evropa e Lirë. Erdogan tha se ai ishte i ‘dëshpëruar’ me veprimet e Haradinajt.

Reagimi i Turqisë ndaj veprimeve të shefit të ekzekutivit në Kosovë është publikuar edhe në ABC Neës.

Kritikat ndaj kryeministrit të Kosovës nga presidenti turk janë publikuar edhe në Neë York Daily Neës.

“Që kur paske filluar të mbrosh ata që kanë bërë grusht shteti në Turqi?”, citon gazeta fjalët e Erdogan.

Ndërkohë është vetë kryeministri Ramush Haradinaj dhe qeveria që ai drejton që ende nuk kanë reaguar ndaj kërcënimeve të tilla.

Menjëherë pas deklaratës së Erdogan ka reaguar këshilltari i Haradinajt, Halil Matoshi, i cili doli në mbrojtje shefit të tij. Po ashtu reagim kishte nga Besnik Tahiri,zyrtar i qeverisë.

Kundër deklaratës së kreut shtetëror në Ankara kanë dalë edhe pjesëtar të shoqërisë civile.

Haradinaj pas dëbimit të gjashtë shtetasve turq ka shkarkuar Ministrin e Punëve të Brendshme dhe Shefin e AKI'së.

Ndërkohë tha se ka nis punën për 'hetim dhe inspektim' të rastit që ndodhi të enjten e kësaj jave.
Shtuar më 31/03/2018, ora 21:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori